Tribute To Prophet TB Joshua (1963-2021)
Gjenerali i Perëndisë, Profeti TB. Xhoshua, shtegëtoi drejt Zotit. Çfarë trashëgimi të lavdishme la pas. Ndryshoi jetët e mijëra njerëzve, ndryshoi kombe, ndryshoi botën! Nuk ka asnjë dyshim që bota jonë sot, është më e mirë për shkak të tij.
“Dëshiroj të nderoj atin tim frymor, mentorin dhe mësuesin tim, Profetin TB. Xhoshua. Profeti TB. Xhoshua luajti rolin më të rëndësishëm në jetën time, në mënyrë që bëhesha ai që jam sot, dhe i jam shumë mirënjohës Perëndisë dhe atij për kohën që investoi tek unë. Ishte një njeri që e dedikoi jetën e vet në përmirësimin e jetës së njerëzve të tjerë, dhe njëkohësisht ishte njeriu më i përulur që njoha ndonjëherë. ” – Njeriu I Perëndisë Hari.
Sot, misioni që i dha Ati Hyjnor këtu në tokë, është përmbushur dhe ka shtegëtuar për të qenë më Zotin. Është një nga të Shenjtët në Qiell, në prezencën e Perëndisë. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetë përjetë