RRETH NESH

CCOAN – THESSALONICA

about_us_image_
Struktura fizike e Christian Church Of All Nations (CCOAN) – Thessalonica ka kaluar nëpër faza të ndryshme. Çdo fazë i shërbeu një qëllimi! Zoti ka ende diçka për të thënë në çdo situatë! Para se të zhvendosej në vendndodhjen e saj aktuale, CCOAN – Thessalonica kishte dy vendndodhje të mëparshme. Sot, CCOAN – Thessalonica ndodhet në qytetin e Selanikut, por është mbyllur nga qeveria Greke.
 
Edhe pse vendodhja e Kishës ka ndryshuar, vizioni është i njëjti. Miliona njerëz vazhdojnë të marrin shpëtimin e shpirtit dhe të shohin provat e padyshimta se Jezus Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë. Qëllimi dhe misioni i kishës është i thjeshtë dhe i qartë-të gjejë dhe të shpëtojë të humburin. (Luka 19:10). Perëndia përdor njeriun e Perëndisë Hari si një kanal shërimi, profecie, çlirimi, bekimi dhe shpëtimi. Çdo javë ndodhin mrekulli dhe shërime nga shumë lloj sëmundje, si hepatiti, kanceri, paraliza, shterpësia, sëmundje të ndryshme të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera, duke vërtetuar se Jezusi është Ai që thotë se është, zotëron atë që thotë se ka dhe mund të bëj atë që thotë se mund të bëj. Çdo të Djelë kisha mbushet me besimtarë nga e gjithë Greqia, por edhe nga e gjithë bota. Njerëz nga fise, kultura dhe doktrina të ndryshme, vijnë në Sinagogë, Kisha e të Gjitha Kombeve Selanik, për tu bërë dëshmitarë të fuqisë së Perëndisë që shfaqet në kishë çdo javë. Paralelisht, dëshmitë e shumë njerëzve vazhdojnë të vërtetojnë mrekullitë që ndodhin, çdo lloj sëmundje gjunjëzohet dhe bindet nën autoritetin e emrit të Jezus Krishtit. Vajosja e Perëndisë nuk vepron me plane, metoda dhe teknika, por me njerëz të përshtatshëm. Njeriu i Perëndisë Hari thjesht përdor fuqinë që iu është dhënë të gjithë besimtarëve. (Luka 10:19) “Jezus Krishti zhgënjehet kur shikon që njerëzit nuk mund të përdorin fuqinë që iu është dhënë.” Perëndia nuk ka duar, por ka duart tona për të bërë veprën e Tij! Që nga dita e parë, CCOAN – Thessalonica, nuk përqëndrohet tek shërimi, por tek Shëruesi, i cili është Jezus Krishti. Fjala e Perëndisë thotë që e vetmja arsye që merr nga Perëndia është për shpëtimin e shpirtit (Matthew 6:33). Njeriu i Perëndisë Hari nuk është shërusi, por njeh Shëruesin-emri i Tij është Jezus Krisht!  

PSE “KISHA E TË GJITHA KOMBEVE”?

Emri që iu dha kishës, dëshmon për zbulesën profetike që iu dha T.B Xhoshua nga Perëndia. “E ardhmja duhet të vijë brenda teje përpara se ti të shkosh drejt të ardhmes (destinacionit) tënd”  

PSE “SINAGOGË”?

Disa njerëz mund të pyesin pse “Sinagogë”? Bibla thotë që Jezusi hyri në Sinagogë dhe nxorri jashtë saj çdo gjë që nuk ishte prej Tij,të gjitha ato që nuk kishte mbjellë Ai. Siç ishte atëherë, është edhe sot. Me të njëjtën mënyrë që vepronte në Sinagogën e vjetër, me të njëjtën mënyrë vazhdon të veprojë në Sinagogë edhe sot. Biri i Perëndise shëronte dhe vazhdon të shërojë çdo lloj sëmundjeje. Ajo që po ndodh sot është një vazhdimësi e asaj që ndodhte atëherë.  

VIZIONI YNË

Nuk ka të bëjë me predikuesin, por me Fjalën e përjetshme të Perëndisë. Nuk ka të bëjë me mrekullitë, por me Atë që bën mrekullitë. nuk ka të bëjë me njeriun, por me Krijuesin. Të gjitha kanë lidhje me Jezus Krishtin. Mesazhi i përjetshëm i Zotit tonë Jezus Krisht, pavarësisht pasigurive të jetës, do të qëndrojë në përjetësi.Për këtë arsye lindëm, jetojmë dhe do të vdesim. Kudo që të na çojë rruga, vizioni që u bë arsyeja të lindte para shumë vitesh kjo shërbesë, është i njëjti vizion që na zgjon në mëngjes, që na dërgon për të flejtur në darkë dhe që na përgatit për të udhëtimin e të “nesërmes”. Kush është vizioni? Një rrugë, një vepër. Rruga është Jezus Krishti dhe vepra është që t’iu flasim të tjerëve për Atë, për shpëtimin e shpirtit të tyre. “Për ata që jeta e tyre është e përqëndruar në Jezus Krishtin, e mira nuk është e mjaftueshme – më e mira po vjen”

LEXO MË SHUMË PËR NE

Pin It on Pinterest