PROJEKT PËRKTHIMI

Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se Christian Church Of All Nations Thessalonica mori vendimin që të përkthejë materialin e saj që ndodhet në YouTube në sa më shumë gjuhë, për përhapjen e Ungjillit të Jezus Krishtit në një audiencë më të gjerë në mbarë botën.Ky projekt iu jep mundësinë njerëzve, kudo që gjenden dhe pavarësisht gjuhës që flasin, të bëhen dëshmitarë të fuqisë së Perëndisë dhe të përjetojnë prezencën e Tij, pa u bërë pengesë gjuha e komunikimit.Edhe ju mund ta përforconi veprën tonë duke përkthyer videot e kanalit tonë “CCOAN Thessalonica” në gjuhën tuaj amtare osë në ndonjë gjuhë tjetër që ju flisni dhe shkruani rrjedhshëm.

Edhe ju mund të bëheni përkthyes të titrave të Christian Church Of All Nations Thessalonica, duke kontribuar në misionin dhe në vizionin tonë për të ndarë lajmin e mirë të Ungjillit që do të ndryshojë historinë e gjithë botës–për lavdinë e Perëndisë!

Jeni në gjendje që të daktilografoni me saktësi në gjuhën angeze? Mund të flisni ose të shkruani në gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze? Keni kompjuter ose laptop? Jeni gati që të bëheni bashkëpuntorët tanë, duke ofruar vullnetarisht kohën dhe talentin tuaj në një projekt që do të shpërndajë Ungjillin në të katër skajet e botës? Nëse PO, ju lutemi të plotësini të dhënat tuaja në formularin e mëposhtëm dhe do t’iu njoftojmë shumë shpejt rreth bashkëpunimit tonë.

translation_project_image_1

FORMULARI PËR PROJEKTIN E PËRKTHIMIT

Ju falenderojmë për gadishmërinë tuaj të sinqertë që të jeni pjesë e grupit tonë.Perëndia ju bekoftë ndërkohë që ju bekoni të tjerët,duke përkthyer videot që do të rrisin besimin e njerëzve.Kontributi juaj në këtë projekt frymor do të përhapë Ungjillin në të katër cepat e botës!

Pin It on Pinterest